Një boksier britanik ka vdekur në moshën 31-vjeçare. Sipas

Daily Mail

Scott Westgarth po ankohej për dhimbje gjatë një intërviste, pasi kishte fituar një ndeshje boksi.

Boksieri i Newcastle mundi të bente një intervistë pas ndeshjes, para se të sëmurej dhe më pas të humbiste jetën në spitalin Royal Hallamshire të Sheffield, në Angli.

Imazhet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, tregojnë boksierin që po ndihet keq gjatë intervistës.

Pasi përfundoi intervista, Westgarth u dërgua në spital. Menaxheri i tij, Stefy Bull, konfirmoi lajmin tragjik në rrjetet sociale këtë mëngjes.

Westgarth fitoi shtatë nga 10 ndeshjet e tij profesionale. Westgarth gjithashtu ka punuar si kuzhinier në Royal Victoria Holiday Inn në Sheffield./

tvklan.al