MErkato

Lojtarët e Kombëtares po permenden në merkato. Rei Manaj edhe pse trajneri Roberto Mancini ka thënë se nuk do ta largojnë nga Inter, nuk mungon interesimi nga Bologna 18-vjeçari shikohet si një përforcim për skuadrën e Serie A. Më parë për sulmuesin e ri shqiptar është intersuar edhe Frosinone. Një pistë e re shfaqet për Shkëlzen Gashin.

Te Basel nuk mund të qëndrojë më dhe kjo dihet prej kohësh, por tani për të duket se po e kërkojnë në Turqi. Trabzonspor është një alternativë për të rinisur karrierën. Në këtë ekip në të kaluarën është aktivizuar Alban Bushi. Një tjetër shqiptar, i cili luan në Zvicër duhet të gjejë një tjetër skuadër. Berat Gjimshiti nuk mund të luajë me ekipin e parë të Zurich.

Klubi vendosi që mos ta grumbullojë për fazën përgatitore dhe synon që t’ia ndërpresë kontratën para qershorit kur përfundon zyrtarisht. Gjimshiti do të stërvitet me skuadrën e dytë deri në largimin e tij. Si Gjimshiti dhe Gashi rrezikojnë vendin në Kombëtare nëse nuk gjejnë ekipin e ri.

Tv Klan