usain bolt

Usain Bolt mori medaljen e tretë të artë në këtë botëror dhe të 11 në të gjithë karrierën e tij. Xhamajkani triumfoi me ekipin në stafetën 4 herë 100 metra. Bolt ishte i fundit në radhë duke e mbyllur me kohën 37 sekonda e 36 të qintat.

Në vendin e dytë u rendit Kina dhe të tretin Kandaja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u skualifikuan për kalim të gabuar të stafetës.

Kjo është medalja e tretë në botërorin që po zhillohet në Pekin, pas atyre të marra në garat e 100 dhe 200 metrave. Synimi i radhës për Usain Boltin janë garat në Lojrët Olimpike Rio 2016.

Tv Klan