Koreja e Jugut ka njoftuar se po zhvillon një bombë “blackout” që do të linte pa energji elektrike të gjithë Korenë e Veriut nëse Kim Jong Un do të ndërmerrte ndonjë sulm.

Sipas Seulit, kjo armë nuk do të shkaktonte asnjë viktimë dhe do ta paralizonte shtetin komunist që të ndërmerrte çdo veprim. Bomba “blackout” do të bllokonte pajisjet elektrike dhe do të mbyllte të gjithë rrjetin elektrik të Koresë Veriore duke asgjësuar çdo kërcënim bërthamor.

Një zëdhënës ushtarak i Koresë së Jugut konfirmoi se kanë siguruar tashmë të gjitha llojet e teknologjisë për ndërtimin e një bombe të tillë.

Ndërkohë që nisja e një lufte mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së apo dhe shteteve të tjera mund të shkaktonte miliona të vdekur, shpikja e re e Koresë së Jugut shmang vdekjen e civilëve. /

tvklan.al