Agjencia koreane e lajmeve KCNA, ka deklaruar se ky provokim i pakujdesshëm ushtarak nga SHBA po e çonte gadishullin Korean drejt një lufte të pashmangshme.

Në një tjetër shfaqje të forcës ushtarake në gadishull midis bombarduesve amerikanë, koreano-jugorë dhe atyre japonezë, Koreja e Veriut e ka akuzuar SHBA-në se po e shtyn gadishullin korean buzë një lufte bërthamore.

Ky provokim erdhi menjëherë pasi presidenti Donald Trump tha se do të zhvillonte një takim me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.