Avioni i linjës Turkish Airlines është detyruar të mos e nisë fluturimin drejt Torontos.

Një shënim në tualetin e avionit, ka bërë që 292 pasagjerët që ishin në bord të lenë menjëherë avionin.  

Avioni boeing 777-300, i cili do nisej nga aeroporti Ataturk i Stambollit kishte si destinacion Toronton, ka pezulluar fluturimin pas shënimit ku shkruhej “Bombë. Unë po vi me ju në Toronto”./tvklan.al