Inxhinierët kimike, që merren me kontrollin e standardit të cilësisë së bombulave të gazit, japin alarmin se në treg, vitet e fundit kanë hyrë bombula kontrabandë, jashtë standardeve.

Njazi Elezi – Inxhinier Kimik:

“Kontrabandë kanë hyrë. Janë mbeturina, nuk e di nëse hynë sot apo jo. Qytetarët i mbajnë për shkak të buxhetit”.

Një bombul gazi, sipas legjislacionit shqiptar, duhet të kolaudohet njëherë në 5 vjet. Por kjo nuk ndodh.

Në treg ka bombula të cilat nuk kanë asnjë çertifikatë sigurie.

Njazi Elezi – Inxhinier Kimik:

“Bëhet presimi hidraulik i bombulës, në 23 deri në 25 atmosferë. Pas këtij procesi shkarkohet uji dhe thahet me azot, bëhet peshimi, i çohet më pas saraçineska mbyllet dhe provohet nëse ka rrjedhje ose jo. “

Në Shqipëri tregtohen edhe bombula 5 kilogramëshe, të cilat, ekspertëve thonë se nuk duhet të përdoren në familje për gatime, pasi janë të rrezikshme.

bombula1

Njazi Elezi – Inxhinier Kimik:

“Sepse këtu ai nxjerr flakën dhe nxehtësia fillon edhe i bie bombulës. Në momentin që temperatura e saj shkon 50 gradë, je i vdekur, i mbaruar sepse presioni mund të shkojë 30 – 40”.

Ekspertët thonë se institucionet duhet të ndërhyjnë për të normuar dhe sanksionuar mënyrën e kontrollit, rimbushjes dhe kolaudimit të bombulave.

Në të kundërt, situata do të përkëqësohet dhe do të çojë në ngjarje të ngjashme me atë të Pogradecit, ku u plagosen 30 persona apo të Unazës së Re, ku humbi jetën një fëmijë 4 – vjeçar.

Tv Klan