Vetëm disa ditë më parë, “Aldo Morning Show” bashkoi përmes lidhjes telefonike Bonën nga Tirana 69 vjeç dhe Islamin nga Durrësi 70 vjeç.

Por sot ka qenë sërish Bona, e cila ka telefonuar dhe tha se “nuk u bë gjë” teksa e quajti “mashtrues” Islamin.

69 – vjeçarja rrëfeu se fillimisht kishin folur në telefon rreth 1 orë, por nuk i kishte pëlqyer.

“Nuk u bë gjë, mashtruesi. Unë kërkova atë Islamin. Më mori në telefon dhe më mbajti një orë, i thash më ra dera, se nuk më pëlqeu fare”,

tha Bona.

Sipas saj, ata kishin lënë takim, por Islami nuk kishte shkuar.

“Më la një takim, jo dil këtu, jo aty, jam te taksia, jam te karburanti. Dhe unë ika, kur erdha në shpi më mori në telefon. I thashë pse i bie telefonit, s’ke turp dhe ia mbylla. Ishte vërdallë dhe nuk doli. Ma mbylli dhe telefonin. Unë them që s’jam ngatërruar me të për vendndodhjen”,

shtoi më tej 69-vjeçarja./tvklan.al