Interesat e bonove të Thesarit ka filluar një cikël rritje, duke arritur rekordin e këtij viti në 3.02%.  Si pikë përqindje, ndryshimi mujor i fitimeve që do të marrin bankat dhe individët që investojnë në bono është afro 1%, duke e shënuar një rritje të menjëhershme.

Ekspertët e shpjegojnë këtë dukuri, për rritjen e kërkesës së qeverisë për fonde në fund të vitit.

Selami Xhepa thotë se qytetarët duhet të shohin një formë të re kursimi nga depozita, në Bono Thesari, të cilat kanë risk shumë të ulët dhe fitim më të madh.

Përtej hapjes së një rruge të re për atë që do të kursejë para, lajmi i keq është për individët që kanë një kredi. Ata do të paguajnë më shumë, por edhe qeveria do të ketë interesa më të larta për borxhin që po merr.

Tv Klan