Qindra tifozë të Milan kanë pritur me entuziazëm mbërritjen në klub të Leonardo Bonuccit.

Blerja më e fundit e kuqezinjve nga Juventus Operacioni është ndoshta blerja më e bujshme e verës në Itali.

Kinezët e Milan paguan 42 milionë euro. Kontrata e ofruar do të jetë e vlefshme për 5 vjet.  7.5 milionë euro dhe 2.5 bonus për futbollistin.

Tashmë ai është futbollisti më i paguar në kampionatin italian. Pas analizave mjeksore Bonucci do të hedhë firmën në kontratë.

Ky sezon e sheh Milanin thuajse të rinovuar pasi Bonucci është futbollisti i dhjetë i afruar këtë sezon. 

Tv Klan