Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se e ka informuar Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, për siç tha ai, rezultatin zhgënjyes të takimit të sotëm mes kryeministrit të Kosovës Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Përshkallëzimi duhet të shmanget. BE dhe NATO mbeten të koordinuara, gjithashtu në terren”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Twitter.

Ai po ashtu shtoi se EULEX-i po monitoron situatën nga afër në veri të vendit.

Në takimin e zhvilluar këtë të hënë në Bruksel, Borrell ka propozuar që Kosova të mos e zbatojë vendimin për gjoba për targa ilegale, por të vazhdojë vetëm me qortime dhe që të mos prodhohen më targa KM.

Kjo është refuzuar nga kryeministri Albin Kurti, por është pranuar nga Vuçiç./tvklan.al