gjiknuri49 milionë dollarë është borxhi që qeveria i ka prodhuesve privatë të energjisë elektrike, pas shlyerjes së bërë së fundmi të mbi 11 milionë USD. Në total ky borxh kapte shifrën e 60 milionë dollarëve.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Energjitikës bën të ditur se qeveria ka nisur ditët e fundit shlyerjen e borxheve të akumuluara ndaj HEC-eve të akumuluar që prej muajit Shkurt.

Ministria Energjitikës bën të ditur se brenda Janarit të vitit të ardhshëm pritet që Koorporata Elektroenergjitike të mund të shlyejë borxhet e 6-mujorit të parë të vitit 2014, ndërsa brenda Prillit do të likuidohen të gjitha borxhet e akumuluara nga viti 2014.

Sipas Ministrisë, shlyerja e faturave korente të vitit 2015 do të bëhet në kohë, falë edhe një mekanizmi monitorimi në kuadër të projektit të rimëkëmbjes së energjisë elektrike, me synim mirëmenaxhimin e koorporatave dhe rritjen e likuiditetit në sektor.

Së fundmi vendimi i qeverisë për për uljen e çmimit të blerjes së energjisë elektrike me 30% nga ana e KESH për HEC – et, ka qenë edhe përplasja mes Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Shoqatës Shqiptare për Energjinë e Rinovusheshme.

Shoqata për Energjinë e Rinovueshme ka kundërshtuar këtë vendim duke thenë se janë 61 kompani dhe 40 investitorë, që rrezikohen nga vendimi pasi janë 250 milionë euro investime që preken nga kjo lëvizje e qeverisë, 70 vepra hidrike, me një kapacitet prodhues prej 200 megavat.

Tv Klan