Në vitin 2017-ë bizneset kanë krijuar një borxh të ri pranë administratës tatimore në nivelin e 257 milionë Dollarëve. Në total vlera e të gjitha detyrimeve që komuniteti i biznesit ka ndaj buxhetit të shtetit arrin vlerën e 955 milionë Dollarëve, sa 6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Rreth gjysmën e detyrimeve e zënë borxhet me vjetërsi mbi 2 vjet, ndërsa stoku i detyrimeve të krijuara vitin që shkoi arrin në 27% të totalit.

Në fund të vitit 2017, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve raporton një tkurrje të borxhit me 35% ose 510 milionë Dollarë më pak krahasuar me një vit më parë.

Efektin më të madh në rënien e detyrimeve në Tatime e ka ligji për fshirjen dhe faljen e e tyre, i cili ka çliruar nga barra e borxhit 540 milionë Dollarë.

Më shumë se gjysma e subjekteeve debitorë sot rezultojnë me statusin pasiv duke bërë të pamundur vjeljen e detyrimeve.

Peshën më të madhe në borxhet që bizneset kanë ndaj shtetit e ka taksa e TVSH, duke u pasuar nga tatimi mbi fitimin dhe pagesa e sigurimeve shoqërore. 

Një vit më parë Drejtoria e Tatimeve nisi fushatën për mbledhjen me forcë të detyrimeve te bizneset, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandoi nisjen sa më parë të vjeljes së tyre duke kërkuar bllokimin e konfisikimin të pasurive të ndërmarrjeve.

Tv Klan