Bosnje Hercegovina pret një kundërshtar të fortë mbrëmjen e së martës në Elbasan. Trajneri i skuadrës, Mehmed Bazdarevic e cilësin të rëndësishme përballjen si jë mënyrë për të parë gjendjen  ekipit, pasi Gjibraltari ekipi të cilin e mundi 5 – 0 në kualifikueset e botërorit ishte i një niveli të dobët. 

Mehmed Bazdarevic (Trajner i Bosnje Hercegovinës)

Ne presim të luajmë ndaj një rivali me cilësi, një kundërshtar i fortë. Kjo sfidë është rëndësishme për të ardhmen dhe si miqësore nuk vlen shumë si rezultat

.

Përballja me Shqipërinë mund të jetë një tjetër mundësi për mbrojtësin e Sampdoria, Daniel Pavlovic.

Daniel Pavlovic (Futbollist i Bosnje Hercegovinës)

Shqipëria ka një ekip të mirë dhe këtë mund ta quajmë një test të vërtetë për ne.

Trajneri Bazdarevic nuk mori për këtë takim mesfushorin e Juventus, Miralem Pjanic, por ka qëndruar në grup sulmuesi i Roma, Edin Dzeko.

Tv Klan