Bossaball, sporti i ri



Çfarë ndodh nëse bashkon vojebollin, futbollin, gjimnastikën dhe trampolina? Sporti më i ri, i quajtur Bossaball.  Në vende të ndryshme të botës, si Brazili, Kolumbia, Spanja, Holanda, ky është sporti më interesant i momentit.

Të rinjtë, bashkohen dhe luajnë së bashku me top nën tingujt e muzikës latine, ndërkohë që hidhen në ajër.

Qyteti, i cili e ka prauar më së shumti “bossaball-in”, është Bogota në Kolumbi.

Vetë shteti, ka zgjedhur të financojë këtë sport, në mënyrë që të ndihmojë fëmijët të qëndrojnë sa më larg veseve të këqija, si dhuna apo trafikimi i drogës në një moshë të re.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetare: Xh.Kuta

Kategori
Klan PlusSportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*