Një stuhi e fuqishme diellore rrezikon t’i japë fund mënyrës moderne të jetesës dhe ta kthejë globin në shekullin e 19. Paralajmërimin e japin shkencëtarët amerikanë, të cilët e kanë fjalën për të ashtuquajturin shpërthim të kurorës plazmike të diellit.

Në një studim të profesorit Roger Dube publikuar nga disa media prestigjioze amerikane thuhet se një shpërthim i tillë ta zhyste globin në black-out total, duke nxjerrë jashtë funksionit të gjitha pajisjet e teknologjisë së lartë, prej të cilave njerëzimi ka krijuar varësi në jetën e përditshme. Shpërthimi i kurorës plazmike të Diellit shkakton stuhitë më të fuqishme të rrezatimit diellor, duke çuar drejt tokës masë të madhe protonesh dhe elektronesh.

E vetmja stuhi e përmasave të tilla që njohim deri më sot është regjistruar nga vitin 1859, që nxori jashtë loje sistemin telegrafik. Nëse do të ndodhte sot, studimi thotë se jashtë funksionit do të dilte minimalisht gjithçka ka lidhje me sistemet satelitore. Një stuhi e tillë është e paparashikueshme dhe është e pamundur të merren masa paraprake, ndërsa dëmet duan vite të riparohen.

Tv Klan