FIFA aprovoi këtë të martë zgjerimin e finaleve të kupës së botës me 48 skuadra. Botërori i parë i këtyre përmasave do të jetë ai i 2026. Në unanimitet të plotë 33 anëtarët e këshillit të FIFA-s, aprovuan propozimin.

Ideja e presidentit të ri të FIFA-s, Gianni Infantino, po përpunohej prej muajsh. Kjo di t’i japë mundësinë edhe më shumë shteteve të marrin pjesë në ngjarjen më të madhe futbollistike.

Teksa disa detaje kanë mbetur për tu përfunduar nga mbledhja e këshillit të FIFA-s mësohet se formati i ri do të nisë me 16 grupe me nga 3 skuadra. Dy të parat e çdo grupi do të kalojnë në fazën eliminatore me 32 ekipe.

Edhe pse është rritur numri i ndeshjeve në 80 nga 64, kohëzgjatja e finaleve do të vazhdojë të jetë 32 ditë. Ndryshimet e reja kanë marrë edhe kritika. Shtimi i ekipeve dhe ndeshjeve rrezikon të ulë cilësinë e futbollit.

Janë hedhur hije dyshimi se këto ndryshime vijnë era korrupsion. Një raport i brendshëm i FIFA-s i zbuluar nga mediat ndërkombëtare tregon se formati i zgjeruar mund të sjellë rreth i miliardë euro më shumë në arkat e organizmit që qeveris futbollin botëror./ TV KLAN