Bozdo per hapesiren publikeLeja për ndërtimin e fast-food “Kolonat” në sheshin “Nënë Tereza” është dhënë në kohën kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte kryeministri Edi Rama.

Është kjo përgjigjja që i jep kryeministrit Bashkia e Tiranës pas një deklarate pas heqjes së këtij objekti, duke publikuar edhe dokumenta që mbajnë firmën e Ramës në kohën që ai e drejtonte Bashkinë. Artan Shkreli leja

Enno Bozdo, nënkryetar i Bashkisë Tiranë: “Disa ditë më parë Edi Rama akuzoi Bashkinë e Tiranës për ndërtimet në sheshin “Nënë Tereza”, sipas tij çibanë që i kishin prishur bukurinë sheshit dhe i kishin vjedhur qytetarëve hapësirën publike. Dy dokumentet që unë kam në dorë, vërtetojnë se lejen për çibanë të tillë e ka lëshuar respektivisht Artan Shkreli, në atë kohë në cilësinë e drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe më pas Edi Rama, në cilësinë e tij si ish-kryetar i Bashkisë Tiranë. Sigurisht që Edi Rama dhe onturazhi i tij, e dinë fare mirë që lejen për ndërtimin e çibanëve të tillë i ka lëshuar ai vetë,  ai dhe stafi i tij e megjithatë zgjedh të gënjejë. E bën këtë sepse ka një strategji në kokë, të përbaltë Bashkinë e Tiranës, ta bllokojë atë në çdo veprim të saj”.leja e rames per kolonat

Dy ditë më parë, një foto nga prishja e këtij objekti të postuar në rrjetet sociale, Rama e shoqëroi me fjalët “Po vazhdon shkulja e çibanëve nga kërthiza e Tiranës së braktisur prej kryebashkiakut më kot të historisë së kryeqytetit”.

Tv Klan