BozdoNënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno Bozdo i ka kërkuar Kryeministrit Rama ti japë fund bllokimit të buxhetit të Bashkisë së kryeqytetit. Në një dalje për mediat, Bozdo tha se ky bllokim e bën të pamundur finacimin e një sërë investimesh të planifikuara: si ndërtime shkollash dhe rrugësh, krijimin e hapësirave të gjelbërta, shpronësime për veprat e mëdha publike si bulevardi i ri, trami kombinat -Kinostudio etj.