Banka Qendrore Europiane ka hequr normën bazë të interesit, duke e ulur nga 0.05% në 0%, si pjesë e një paketë masash nxitëse për ekonominë në eurozonës.

Banka njoftoi gjithashtu zgjerimin e policës së saj monetare që parashikon hedhjen në treg të 80 miliardë eurove, 20 miliardë më shumë se kuota aktuale.

Një nga vendimet kyçe të Bankës Qëndrore Europiane ishte edhe ulja e normës së depozitës nga -0.3% në -0.4%, çka do të thotë se bankat tregtare që depozitojnë para në Bankën Qëndrore Europiane, do të duhet të paguajnë më shumë.

Sipas Euronews, një ndryshim i tillë bëhet me qëllim nxitjen e bankave tregtare të japin më shumë hua dhe jo të ndrydhen për të eliminuar risqet.

Por sipas ekspertëve, masat e marra janë më radikale nga sa priteshin. Ata i krahasuan ndryshimet me një bazuka të madhe për tregun.

Sidoqoftë reagimet e para në tregjet financiare ishin pozitive, pasi euro ra me më shumë 1% në krahasim me dollarin amerikan, ndërsa bursat europiane shënuan rritje, një rritje që zgjati vetëm pak orë.

Tv Klan