Policia e Korçës, ka nisur procedimin penal dhe ka shpallur në kërkim 48-vjeçaren M.Sh, banuese në fshatin Mborje.

Ajo dyshohet se prej dy muajsh ka braktisur djalin e saj, E.X, 15 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në kujdestarinë e Shërbimit Social Shtetëror Rajonal- Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur”/tvklan.al