Policia e Malësisë së Madhe ka sekuestruar  76.2 kg marijuanë, një sasi fishekësh, si dhe ka shpallur në kërkim 25-vjeçarin me inicialet F.H banues në fshatin Selcë.

Operacioni i quajtur “Forest ” është realizuar nga policia e Malësisë së Madhe ku në  bazë të informacioneve të marra është ngritur pikë kontrolli për të ndaluar  automjetin tip Benz Mercedez ML,me targë AA476MJ, i cili po lëvizte në aksin rrugor me drejtim nga fshati Brigjë për në Rapsh në afërsi të kufirit të gjelbër.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë punonjësit e policisë, ka ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi në shpatin e malit nëpër shkurre.

Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij u gjenden: 7 thasë, ku brenda të cilave ishin 69 pako, dhe ku në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuane.

Në këto kushte është ushtruar kontroll banese dhe gjatë kontrollit janë gjendur 130 fishekë kalibër 7.62 mm dhe dy krehër, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale./tvklan.al