Marsela Toshi, nëna e dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç që u mbytën nga babai është proceduar penalisht.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bëjnë të ditur se 24 – vjeçarja do të procedohet në gjendje të lirë për akuzën e braktisjes.

Toshi, sipas policisë, ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur dhe më pas është larguar për në Greqi, konkretisht shtetasit  J.T dhe V.T të moshave 6 dhe 4 vjeç.

Mbi të rëndon akuza  “Braktisja e fëmijëve të mitur” .

Naum Toshi, pasi mbyti dy djemt u vetëvar. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen numër katër të qytetit të Korçës./tvklan.al