Qindra e mijëra brazilianë kanë mbushur rrugët ditën e djelë, në protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë. Ata kanë bërë thirrje për largimin e presidentit Dilma Rousseff, duke reflektuar edhe zemërimin në rritje ndaj liderit të majtë.

Demonstratat të cilat janë forcuar gjithnjë e më shumë, kanë ardhur për shkak të korrupsionit që përfshin administratën e Rousseff.

Protestuesit marshuan në rrugët e Sao Paulos në Brazil duke bërë thirrje mbarëkombëtare për dorëheqjen e presidentit dhe gjithashtu duke u bërë thirrje edhe ligjvënësve për të dënuar të gjithë ata që janë të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme.

Rousseff akuzohet se ka zhytur ekonominë në recesionin më të thellë prej të paktën 25 vitesh. Nga ana tjetër presidenti këmbëngul se nuk nuk do ta lërë postin e tij, pasi është lideri i fundit i majtë në Amerikën Latine për tu përballur me trazirat.

Sipas policisë rreth 3 milionë persona që vinin nga më shumë se 150 qytete morën pjesë në demonstratë, duke shënuar edhe protestën më të madhe në historinë e qytetit. Një shifër dy herë më e madhe se tubimi i madh anti-qeveritar në mars të vitit 2015./tvklan.al