Brazili dhe Argjentina janë fare pranë kualifikimit për në finalet e botërorit të Rusisë pas fitoreve të regjistruara sot përkatësisht me Uruguain dhe Kilin.

Brazili e filloi praktikisht lojën në disavantazh pasi Cavani shënoi me 11-metërsh për skuadrën e tij që në minutën e 9. Kaluan vetëm 10 minuta dhe Paulinho shënoi, të dy ekipet shkuan të dhomat e zhveshjes me barazim. Më fillimin e pjesës së dytë paulihno shënoi golin e avantazhit.

Neymar dhe sërish Paulinho 2 minuta pas përfundimit të kohës së rregullt e çuan Brazilin në vendin e parë të grupit me 30 pikë.

Uruguai është në vendin e dytë.

Ndërkaq Argjentina shkoi në vendin e tretë pasi fitoi me Klilin me 11-metërshin e Lionel Messit. Në “River Plate Stadium” skuadra vendase fitoi një penallti të dyshimtë që u kthye në gol nga Messi. Pjesa tjetër e lojës ishte administrim i 3 pikëve të marra duke mos rrezikuar një barazim nga Kili që ka qenë historikisht rivali i Argjentinës.

Tv Klan