Brazili arrin fitoren e parë në lojërat olimpike pas dy barazimeve pa gola. Skuadra mikpritëse e turneut reagoi më në fund duke mundur Danimarkën me rezultatin 4 – 0 dhe kaluar në çerekfinale.

Lojtari kryesor, i cili e udhëhoqi skuadrën drejt suksesit ishte Gabriel Barbosa Almeida. Ai shënoi dy herë në portën daneze, ndërsa golat e tjerë u realizuan nga Gabriel Jesus dhe Luan.

Brazili do të luajë me Kolumbinë. Danimarka do të vijojë garën pavarësisht humbjes dhe në çerekfinale do të përballet me Nigerinë.

Befasia e këtij turneu ishte eliminimi i Argjentinës, pas barazimit 1 – 1 me Hondurasin. Përfaqësuesja argjentinase e mbylli në vendin e tretë në Grupin D. /TV KLAN