Një ditë pasi doli kundër bojkotit të zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit nga Partia Demokratike, deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka reaguar sërish.

Në një tjetër postim në rrjetet sociale, Bregu falenderon të gjithë ata që treguan mbështetje gjatë orëve të fundit, ndërsa shprehet keqardhur për reagimet negative.

“Faleminderit të gjithë atyre që më mbështetën pas alarmit tim në këto orë të vështira. Faleminderit për miqtë e PD-së dhe Familjes së Djathtë Europiane. Mirëkuptim për ata që thanë ke të drejtë, por fole vonë. Keqardhje për këdo që nuk la llaf pa thënë nga fyerjet personale deri tek shpallja armik meqë guxoj e them lirshëm atë që mendoj se duhet të ndodhë në PD”.

Megjithatë Bregu thotë se në fund, e rëndësishme është që sot mblidhet grupit parlamentar i PD, një mbledhje që sipas saj nuk mbahet mend se kur ka ndodhur. 

“Rëndësi ka që sot mblidhet pas një kohe që s’mbahet mend, Grupi ynë Parlamentar”.

Në fund, Bregu ka edhe një urim…

Uroj që arsyeja dhe interesi i Shqipërisë dhe demokratëve të vërtetë të dalë mbi inercinë e një rruge që mund të kthehet në një të tatëpjetë pa kthim për Partinë time, për Partinë më të mirë të historisë së Shqipërisë!

“.

 

/tvklan.al