Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se i qëndron besnik deklaratës së tij se në një afat kohor brenda 10 ditësh do ta kemi “kryekuvendarin dhe kryeministrin e votuar në Kuvend”.

Në këtë rast sipas Haradinajt, kryekuvendari do të jetë Kadri Veseli ndërsa kryeministri vetë ai.

Këto komente ai i bëri nga selia e partisë së tij ku zyrtarisht AAK ka nominuar disa nga kandidatët për kryetar të komunave, Ardian Gjinin si kandidat të Aleancës për kryetar të Gjakovës dhe Fatmir Gashin si kandidat të Pejës./Klan Kosova