pregnancy-picturesBrenda 30 viteve, fetuset mund të zhvillohen jashtë trupit të nënave. Kjo falë një teknologjie që po zhvillohet që prej vitit 2001 nga shkencëtarët në Britaninë e Madhe.

Bëhet fjalë për metodën që ndryshe njihet si Ektogjeneza. Shkencëtarët po testojnë këtë metodologji tek kaviet dhe thonë se deri më tani rezultatet janë pozitive. Sipas tyre, fetusi mund të zhivllohet në një mitër artificiale të marrë nga trupat e femrave.

Ai mund të zhvillohet në objekte të posaçme, ku temperatura është e njejtë me atë të trupit të njeriut dhe të jenë të siguruara lëndët ushqyese. Procesi do të monitorohet në vazhdimsi nga shkencëtarët që ndjekin shtatzaninë artificiale.

Por kritikët thonë se kjo metodë mund të sjellë çrregullime dhe probleme të rënda në shoqërinë e sotme. Megjithatë mbështetësit, janë të mendimit se kjo metodë do të ishte një përkrahje e madhe për çiftet homoseksuale dhe për partnerët që nuk mund të lindin fëmijë.

Tv Klan