Një prej fabrikave të prodhimit të iPhone në Kinë ka hapur dyert, duke lejuar fotografimin e ambienteve të saj, si pasojë e akuzave të shumta për shfrytëzim të personelit.

Fabrika që ndodhet në Shanghai i ka pajisur të gjithë punonjësit e saj me një kartë të personalizuar, e cila numëron orët e punës, mat sasinë e parave të shpenzuara në mensë apo nw akomodim, në një databaze të vetme.

Sipas këtij sistemi, punonjësit nuk mund të kyejnë më shumë se 60 orë/pune në javë.

Në fabrikë punojnë rreth 50.000 persona, të cilët çdo ditë në orën 9, hyjnë brenda duke kaluar në detektorë, në mënyrë që të ruhet sekreti psofesionial i pajisjeve, me të cilat punojnë.

Pas skanimit, vendosennë radhë më pas me uniformat e tyre ngjyrë rozë dhe kapelet ngyrë blu shkojnë në vendin e punës.

Foto janë bërë publike, për të patur sa më shumë transparencë në lidhje me kushtet e ofruara për punëtorët.

Sipas drejtuesve të farbikës, sistemi i ri me karta nuk lejon askënd që të punojnë më shumë se 60 orë në javë, duke rregulluar kështu problemin e mbingarkesës së punonjësve, që është dënuar vazhdimisht nga sindikatat në Kinë./tvklan.al