Në momentin që ndërroi jetë në tetor të vitit 2011 Steve Jobs, i la pjesën më të madhe të pasurisë bashkëshortes së tij, Laurene Powell Jobs, e cila ishte martuar me krijuesin e Apple në vitin 1991.

Sipas prestigjozes Forbes, 52-vjeçarja zotëron sot një pasuri prej 16.7 miliardë dollarësh.

avioni 1

Ajo ka në pronësi ndër të tjerat, dy avionë privatë, katër pasuri të patundshme dhe një pjesë të aksioneve të Walt Disney (7.8 përqind) dhe  padiskutim aksione në kompaninë “Apple”.

disney

Ajo renditet e 6-ta në listën e grave më të pasura në botë, pas francezes në krye të “L’Oreal” Liliane Bettencourt, trashëgimtares së “Wal-Mart” Alice Walton, trashëgimtares së komanisë së çokollateve “Mars” Jacqueline Mars, vejushës së Michele Ferrero, Maria Franca Fissolo dhe trashëgimtares së BMW, Susanne Klatten.

shtepia

Në emër të saj figurojnë 4 prona të luajtshme, një ndër to ajo në Palo Alto me vlerë 8 milion dollarë ku ajo jetonte me bashkëshortin dhe fëmijët.

Dy prona në Woodside, me vlerë 7.5 and 10 milion secila, si dhe një pronë që ajo e bleu në vitin 2014 në Malibu që kushton 44 milion dollarë.

jahti

Gjithashtu ajo ka trashëguar dhe jahtin prej 183 milion dollarë të projektuar nga arkitekti Philippe Starck, enkas për Steve Jobs, që fatkeqësisht ai nuk arriti ta shikonte./tvklan.al