Shtëpitë e personazheve të njohura, janë gjithmonë të mbuluara me një tis misteri, për publikun e zakonshëm.

Mënyra e mobilimit, luksi në aksesorë, shija e tyre e pasqyruar në gjithçka dhe pamja përrallore, janë për shumë prej nesh, elemente veçanërisht tërheqëse.

Shumë prej personazheve të njohur, milionat e tyre i ka investuar në mënyrë të kujdesshme në shumë prona dhe shtëpi.

Një gjë të tilla ka bërë dhe Britney Spears. Këngëtarja e hiti “Oops! I Did it Again”, tashmë ka nxjerrë në shitje një prej vilave të saj marramendëse në Kalifroni.

Bëhet fjalë për rezidencës “Thousand Oaks”, të cilën ajo e ka blerë në vitin 2012, për një vlerë prej 8.9 milion dollarësh.

Shtëpia një katëshe e stilit spanjoll, ka një sipërfaqe prej 785 metrash katrorë, ndërkohë që së bashku me dy kopshtet dhe me pishinën, shkon në një truall prej 5667 metrash katror.

Vila është e mobiluar me një stil modern, ku të bie në sy përdorimi i ngjyrave të bardha./tvklan.al