Brenda vitit qytetarët e Tiranës do të pajisen me biletë elektronike për transportin urban. Ky vendim është bërë i ditur nga Kryebashkiaku Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Veliaj tha se për të rritur standardet në transportin urban, shumë shpejt do të themelohet një kompani publike në fushën e transportit publik.

Këto nisma tha Kryebashkiaku Veliaj, vijnë pas abuzimeve të kompanive private të transportit publik. Shumë shoqëri janë gjobitur pasi nuk respektojnë oraret, apo edhe kushtet e udhëtimit.

Vetëm para disa ditësh Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit vendosi disa gjoba për shoqëritë e transportit, pasi drejtuesit e autobusëve nuk ndiznin kondicionerët kur temperaturat shënonin 39 gradë./tvklan.al