Një shqiptar ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur në Itali në zonën e Cavallermaggiore dje në darkë, kur persona të armatosur qëlluan me breshëri drejt një lokali nate ku ndodheshin dy shqiptarët.

“Ansa” raporton se autorët hapën zjarr nga një makinë në lëvizje dhe më pas u larguan me shpejtësi.

Identiteti i shqiptarit të vrarë dhe atij që ka mbetur i plagosur nuk është bërë i ditur. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

/tvklan.al