Në 35 – vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Dibrës, pasi tentoi të vriste me armë zjarri një person. Ai është Arjan Skënderi nga fshati Kllobçisht, i cili sipas policisë gjatë ditës së mërkurë ka tentuar të vrasë 43 – vjeçarin A. B, lindur e banues në Okshatinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në vendin e quajtur varrezat e fshatit Kllobçisht, në rrugën automobilistike të këtij fshati. Skënderi sapo ka konstatuar 43 – vjeçarin, i cili udhëtonte me makinë, është afruar ka qëlluar një herë me armë zjarri mbi xhamin e pasëm, duke e thyer plotësisht.

WhatsApp Image 2017-01-05 at 9.26.20 AM

Fatmirësisht A. B nuk ka pësuar lëndime nga e shtëna me armë zjarri.

Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se i arrestuari nuk ka dashur që 43 – vjeçari A.B të shkonte në këtë fshat, pasi në vitin 2007, vëllai i A. B, i quajtur A. B, ka vrarë me armë zjarri J. M. (dhëndri i Arjan Skënderit).

Policia thotë se nuk ka mundur të gjejë gëzhojën për shkak edhe të motit të keq me dëborë, por dyshohet se pistoleta mund të ketë qenë me mulli.

Vijonë veprimet për gjetjen e gëzhojës dhe të armës së zjarrit, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al