Bresher ne tiraneTirana është zbardhur pasditen e sotme nga breshëri.

Ai ka qenë i një intensiteti të lartë sa në një moment të caktuar disa rrugët të kryeqytetit dukeshin të bardha.

Përveç breshërit, kryeqyteti u përfshi gjatë pasdites edhe nga stuhitë e shiut.

Stuhia zgjati për disa minuta ndërsa dhe u shoqërua me erë të fortë.

Prezenca e ujit në rrugë ka qenë e madhe, por për momentin nuk raportohen përmbytje.

Edhe qarkullimi i mjeteve ka qenë normal duke mos pasur probleme.

Tv Klan