Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian jep efektet e para edhe në Shqipëri nëpërmjet zhvleftësimit të paundit britanik. Java nisi me një tjetër rënie të monedhës britanike në tregun vendas. Pas rënies së shënuar me 8.05 lekë të premten e kaluar, këtë të hënë paundi ra me 6.79 lekë, sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Paundi u këmbye mesatarisht  me 165.14 lekë, nivel ky më i ulët i katër viteve të fundit. Ekspertet thonë se efektet negative të këtij zhvleftësimi ndihen në disa drejtime.

Për sa i përket efektit të zhvleftësimit të paundit  në depozita, burime nga Banka e Shqipërisë thonë se sasia e tyre në sistemin bankar është shume e vogël.  Emigrante shqiptare të regjistruar në  Britani sipas të dhënave nga Organizata e Kombeve të Bashkuara janë afro 10 000, por numri mendohet më i madh, për shkak se shumë prej tyre janë regjistruar si kosovarë.

Ndërsa shkëmbimet tregtare shqiptare me Mbretërinë e Bashkuar zënë  0.7% të volumit tregtar. Ekspertet  e ekonomisë sqarojnë se ekonomia shqiptare nuk është e varur nga ekonomia dhe financat Britanike dhe për këtë arsye, efektet e Brexit edhe pse kanë nisur të ndihen, do të jenë minimale. /TV KLAN

BSH, KURSI ZYRTAR I KEMBIMIT

Poundi Britanik (GBP)

27.06.2016                                                           165.14 lekë

-6.79 lekë

24.06.2016                                                           171.93 lekë

– 8.05 lekë