Sipas presidentit të Francës, Emanuel Macron, Britania duhet të tregohet më e qartë në pozicionin e saj në lidhje me “Brexit.” Disa çështje të rëndësishme siç janë, emigrantët e BE-së atje, “faturat” e daljes dhe kufiri me Irlandën duhen sqaruar para se të ndodhë ndarja.

May tha në fjalimin që mbajti në Firence të premten se duhet të ketë një periudhë tranzicioni për rreth 2 vjet kur Britania të lërë BE-në në të cilën tregtia duhet të vazhdojë në të njëjtat kushte si sot, emigrantët e BE-së do vazhdojnë të punojnë dhe jetojnë atje por duhet të regjistrohen dhe Britania do të paguajë në buxhetin e BE-së për vendimet që ka marrë gjatë kohës që ka qenë anëtare njësoj si vendet e tjera anëtare.

Macron është lideri i parë që i është përgjigjur kësaj kërkese të cilën e ka mirëpritur por që ka kërkuar gjithashtu sqarimin e pozicionit të Britanisë në lidhje me çështjen.

“Para se të lëvizim përpara, ne duhet të sqarojmë çështjen se si do të rregullojmë emigrantët e BE-së në Britani pas ndarjes, çështjet financiare të daljes dhe kufirin me Irlandën. Nëse këto tre pika nuk sqarohen atëherë nuk mund të vazhdojmë përpara”

, tha Macron.

/tvklan.al