Institucionet financiare në Maqedoni vlerësojnë se vendi nuk do të ketë ndonjë ndikim negativ nga largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, kursi i valutës vendore, denarit, ka shënuar rënie këto ditë, por Banka Popullore e Maqedonisë thotë se nuk ka hapësirë për shqetësim.

Ndërkohë, vëzhguesit në Shkup parashikojnë një rritje të “euro-skepticizmit”.

Zëri i Amerikës