Kryeministrja e skoceze, Nicola Sturgeon, lajmëroi se do të nisë menjëherë bisedimet me Brukselin, për të ruajtur vendin e Skocisë në Bashkimin Europian, pavarësisht votës për largimin e Britanisë së Madhe.

Përmes një deklarate për shtyp të shtunën, ajo tha se një referendum për pavarësinë nga Britania, është qartësisht një mundësi për t’u shqyrtuar dhe se kabineti qeveritar skocez ka rënë dakord për mbajtjen e tij.

Skocia votoi 62% pro qëndrimit në Bashkimin Europian. Të premten, Kryeministrja Sturgeon, nuk përdori gjuhë të mesme, kur tha se një referendum për shkëputjen nga Britania e Madhe është shumë i mundshëm.

Në Glasgow, qindra njerëz dolën në sheshin para parlamentit vendas dhe protestuan kundër Brexit.

Irlanda e Veriut gjithashtu votoi me një shumicë prej 56% pro qëndrimit.

Edhe atje, Kryeministri, Martin McGuinness, bëri thirrje për Pavarësi nga Britania e Madhe dhe bashkim me Republikën e Irlandës, anëtare e BE-së.

“Duke pasur parasysh se vota jonë u shtrembërua nga vullneti i anglezëve, mendoj se kemi të drejtë të bëjmë një testim të opinionit tonë”,

tha Martin McGuinness.

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, janë ngritur zërat se mund të rivendosen kontrollet kufitare mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut, ç’ka do të ishte i vetmi kufi tokësor i vendit ishullor me Bashkimin Europian.

Tv Klan