Bashkëshortja e Presidentit francez Emmanuel Macron, ka folur për herë të parë për debatin publik mbi rolin e saj si zonjë e parë e Francës dhe jetën në pallatin Elize. Brigitte tregon edhe defektet e bashkëshortit në një intervistë për Elle.

Brigitte Macron ka vendosur të flasë për herë të parë publikisht si zonjë e parë për të përjavshmen Elle.

Që prej hyrjes në Elize, ajo ka mbajtur distancë nga mediat, duke i kryer takimet, eventet dhe udhëtimet pa praninë e tyre e pa dhënë deklarata.

Intervista për revistën Elle, 10 faqe e gjatë vjen kur në Francë ka pasur një debat të fortë mbi rolin e saj e madje edhe një peticion që kundërshtonte një status të tillë. Brizhit konfirmon se nuk do ketë një ligj për rolin e saj si zonjë e parë, por një dokument transparence.

“E rëndësishme është që gjithçka të jetë e qartë: sit ë gjitha paraardhëset e mia, unë do kem rolin tim publik, por tashmë francezët do informohen mbi mjetet që do kem në dispozicion. Të gjitha takimet e impenjimet e mia do jenë onlinë në faqen zyrtare të Elizesë

Brigitte është ndalur edhe tek marrëdhënia me të shoqin president. Ajo shprehet se është mësuar tashmë që gjëra të jashtëzakonshme I ndodhin me Emanyelin dhe rrëfehet edhe për eksperiencën e saj në fushatën presidenciale në Francë. Ajo pohon se as vetë e as bashkëshorti I saj, nuk e kishin menduar kurrë se zgjedhja vendosej që në turin e parë, të dielën e 23 prillit, natën kur Macron u kualifikua për turin e dytë të presidencialeve përballë Marine le Pen. “Shumë besuan se pas turit të parë ne mendonim se e kishim të fituar garën. Gabim. Kurrë nuk e kemi menduar këtë.

Brigitte Macron flet edhe për marrëdhënien me Emmanuel Macron. Ajo zbulon një prej shakave të njohura të tyre. “ I vetmi defekt i Emmanuel, është se ai është më i ri se unë” “Kur lexoj çfarë shkruhet për ne të dy si çift, më duket sikur lexoj historinë e dikujt tjetër. E pa është një histori kaq e thjeshtë e jona” thotë ish mësuesja. “Cka është thënë natyrisht është kaq kot. Natyrisht ne hamë bashkë mëngjes, unë me rrudhat e mia e ai me freskinë e vet, por kjo është, natyrshëm. Nëse nuk do e kisha bërë këtë zgjedhje, do isha rehat me jetën time./ABCNews