Pas “Made in Albania”, një tjetër dramë për shqiptarët ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Sphivogli”. Titullohet “Brisku”. Dramaturgu dhe regjisori është kosovari Naser Shatrolli nën interpretimin e trupës pejane të “Istref Begolli”. Vendngjarja është një bërberhane.

Një pikëtakimi mes të rinjve, e sotmja, dhe të vjeterve, e shkuara. Personazhi që sherben si urë lidhëse është një i ri, i kthyer nga Iraku. Pasi punoi për llogari të amerikaneve, me paratë e fituara kërkon të ndërtojë një jetë të re në vendlindje.

Një objekt si brisku e kthen në makthet e të shkuarës që e lënë pagjumë. Në luftën me veten dje dhe sot, ai nuk është i vetem. Brisku si metaforë është prezent në xhepin a shtëpinë e çdo personazhi të berberhanes.

Vepra mëshiron endërrat e të rinjve, që shpëtimin nga varfëria e gjejnë përtej Kosovës, edhe në vendet në konflikt të Lindjes se Mesme.

“Brisku” vjen premierë në Tirane, të shtunën ne Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Tv Klan