Një sherr i madh nisi në burgun e Maidstone në Angli, pasi katër shqiptarë rrahën një xhamajkan, i cili pësoi dëmtime të mëdha në fytyrë dhe në buzë.

Sulmi ndodhi më 12 Prill, në një burg që ndodhen persona të huaj. Katër orë pas konsumimit të drekës, bandat rivale hodhën ofendime karshi njëri – tjetrit. Të paktën 50 të burgosur shqiptarë dhe 20 xhamajkanë u përfshin në sherr. Një staf i madh menaxhoi situatën.

Një burim tha se ishte një mrekulli që ky sherr nuk përfundoi në tragjedi.

Mes shqiptarëve dhe xhamajkanëve ka pasur shumë përplasje për shkak të kulturave të ndryshme. Burgu Maidstone akomodon persona me nacionalitete të ndryshme, të dënuar për vepra penale. Shumë prej tyre ekstradohen në fund të dënimit në vendet përkatëse.

Burgu është famëkeq për të tilla ngjarje, për shkak të të dënuarve me kombësi të ndryshme./tvklan.al