Një shqiptar i dënuar me 3,5 burg për posedim dhe shpërndarje kokaine do të dëbohet nga ishulli pas plotësimit të dënimit, ndërsa shoqëruesi i tij do të dëbohet menjëherë.

Media britanike thotë se 25-vjeçari Elton Qosja u arrestua në Dhjetor dhe u dënua me burg para krishtlindjeve për posedim dhe shpërndarje droge, si dhe për hyrje ilegale në vend.

Gjykata britanike dëgjoi oficerët civilë se si e dalluan Qosjen dhe një tjetër teksa lëviznin në mënyrë të dyshimtë. Më pas, ai që shoqëronte Qosjen hyri në një Mercedes-Benz blu në rrugën Lombard dhe doli nga makina dy minuta më vonë. Oficerët thanë se ata dyshuan se një marrëveshje droge sapo ishte bërë dhe filluan t’i ndjekjen dy personat.

Qosja më pas takoi një tjetër burrë dhe u pa teksa i vendoste diçka në çantë, çka më pas u vërtetua se ishte kokainë. Të tre burrat u kontrolluan dhe rezultoi se Qosja kishte 10 qese kokainë të futura në një paketë duhani dhe një tjetër në portofol.

Shoqëruesi i tij, për të cilin media britanike thotë se është nga Shqipëria por nuk jep identitet të plotë, u arrestua nën akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së drogës ndërsa personi i tretë u vu në pranga për posedim kokaine.

Qosja do të dëbohet nga Britania sapo të plotësojë dënimin, ndërsa shoqëruesi i tij shqiptar është vendosur në kujdestarinë e shërbimeve të emigracionit dhe do të dëbohet nga vendi menjëherë./tvklan.al