Ndalimi i grave për të shërbyer në njësite luftarake të ushtrisë britanike është hequr nga kryeminstri David Cameron.

Gratë, të cilat kanë shërbyer në vijat e frontit në role mbështetëse, tani do të lejohen t’i bashkëngjiten këmbësorisë dhe trupave të blinduara.

2

Cameron tha se ky është një hap i madh. Vendimi i tij vjen pason një rishikim të qeverisë, në të cilin kreu i ushtrisë, gjenerali Sir Nick Carter, ka rekomanduar heqjen e ndalesës.

3

“Është jetike që forcat tona të armatosura të jenë të klasës botërore dhe të reflektojnë shoqërinë në të cilën jetojmë”,

tha Cameron.

Megjithatë, një hulumtim i vetë ushtrisë britanike ka treguar se më pak se 5 përqind e 7,000 grave që shërbejnë në ushtri, do të kalonin testet për t’iu bashkuar këmbësorisë./tvklan.al