FemiuNjë vajzë 12-vjeçare dhe i dashuri i saj 13-vjeç i kanë dhënë jetë fëmijës së tyre të parë, duke i bërë kështu prindërit më të rinj në Britani.

Ajo mësoi se mbeti shtatzënë në moshën 11-vjeçare, menjëherë pas fillimit të një lidhjeje me të dashurin e saj 12-vjeçar, që e kishte fqinj.

Prindërit e rinj, të cilët për shkak të ligjit nuk mund të identifikohen si të tillë, janë shënuar si prindërit e parë të rinj në gjithë historinë e Britanisë së Madhe.

Burime për “The Sun” thonë se prindërit e çiftit nuk e kanë kundërshtuar këtë lidhje. Nëna e vajzës 12-vjeçare ka thënë se ata kanë së bashku për më shume se një vit dhe kjo është serioze. Çifti është shumë i dashuruar më njëri-tjetrin dhe duken të jenë shumë të lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Kristi Petro