Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur të mërkurën në një prej hangarëve të aeroportit të Southendit në Londër të Britanisë e Madhe.

Sipas “RT”, zjarrfikësit po luftojnë me flakët pas shpërthimit afër Aeroportit të Southendit.

Tym i zi është fotografuar mbi hangarin e aeroportit.

Një prej zëdhënësve të aeroportit tha se fluturimet vazhdojnë normalisht pavarësisht tymit të dendur.

Sipas “Daily Star” zëdhënësi i aeroportit, brenda perimetrit të të cilit shpërtheu zjarri, tha se po digjej hangari i “Air Livery”.

Nuk dihet ende arsyeja e shpërthimit dhe as nëse ka të plagosur nga flakët.

/tvklan.al