brokoli

Gjithnjë e më shumë frutat dhe perimet zënë vendin e parë për rëndësinë e shëndetit, e veçanërisht në parandalimin e tumorit.

Një ndër perimet që ka më shumë benefite dhe që gjendet lehtësisht në çdo stinë është brokoli. Brokoli është i preferuar qoftë për shijen e veçantë, si dhe për lehtësinë e përgatitjes në kuzhinë. Sipas studiuesve brokoli i përket familjes që luan rol në parandalimin e kancerit të gjirit. Një studim i publikuar nga Universiteti I Michigan-it ka zbuluar se brokoli ka në përmbajtje të tij një element të veçantë i cili është në gjendje të vrasë qelizat burimore që lejojnë kancerin të zhvillohet.

Brokoli është gjithashtu një burim i mirë i mineraleve, vitaminave dhe fibrave. Përmban fuqi të lartë antioksidantësh në sajë të pranisë së polifenolit, të cilat ndihmojnë për të luftuar edhe bakteret që zakonisht vendosen në mukozat e stomakut, që shpesh shkaktojnë dhimbje të rënda barku, gastrit dhe ulçera.

Për të patur një shëndet të mirë këshillohet që çdo ditë të konsumohen të paktën 5 fruta, duke parandaluar në këtë mënyrë sëmundjet kronike.

tvklan.al