brokoli

Përbërësit për 4 persona:

4 patate

500 g brokoli

200 g sallam

1 bustinë shafran

80 g gjalp të grirë kançkavall

500 ml qumësht

arrëmyshk

50 g miell

kripë

Përgatitja:

Presim patatet në feta dhe i vendosim të ziejnë në ujë pak të kripur, për 10 minuta, sëbashku me brokolit. Në një tigan shkrijmë gjysëm e gjalpit, shtojmë miellin, qumështin dhe shafranin. Masën e krijuar e ziejmë për rreth 10 minuta në zjarr të shumë të ulët dhe e rregullojmë me kripë dhe arrëmyshkun.

Në një tepsi të formës që dëshironi shtrojmë fillimisht patatet dhe pak djathë kaçkavall. Më pas shtojmë salcën beshamel që përgatitëm, sëbashku me sallamin dhe në fund brokolit. E përsërisim këtë proces derisa përbërësit të mbarojnë. Në fund i vendosim në furrë me 180 gradë, për 20 minuta. /tvklan.al