jenner-femer

Bruce Jenner, njerku i Kim Kardashian, është shfaqur për herë të parë i transformuar në femër.

Ish – atleti 65 – vjeçar ka zbuluar për publikun transformimin e tij në grua duke pozuar i veshur me të brendshme, si dhe me make up në fytyrë, në kopertinën e revistës “Vanity Fair”.

Siç raporton DailyMail, për revistën Jenner ka bërë publik edhe emrin e ri. Në versionin femër, ai do të quhet Caitlyn.

Kopertina e “Vanity Fair” vjen pak kohë pasi Jenner dha një intervistë për rrjetin amerikan ABC, ku rrëfeu mbi faktin se e kishte ditur gjithnjë se donte të sishte femër dhe se po i nënshtrohej ndërhyrjeve për t’u shndërruar në një të tillë. /tvklan.al